Loading…

Bordi i Kurtit nuk respekton vendimin i Inspektoratit të Punës: Hap konkursin për kryeshef të Postës

  • 29/05/2020 | 10:17

Bordi i Kurtit nuk respekton vendimin i Inspektoratit të Punës: Hap konkursin për kryeshef të Postës

Bordi i ri i Postës së Kosovës që u emëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bord ky me anëtarë të Vetëvendosjes nuk po i përfill dhe respekton vendimet e Inspektoratit të Punës, shkruan Gazeta Metro.


Inspektorati i Punës ka marrë vendim ditë më parë që ta kthejë në punë ish kryeshefin e Postës së Kosovës, Shefqet Avdija, i cili ishte shkarkuar nga Bordi i Kurtit, por ky Bord nuk po e respekton atë.

Bordi i Kurtit ka ka hapur konkursin për kryeshef ekzekutiv të Postës si dhe zyrtar kryesor të financave dhe thesarit.

Këto dy pozita mbeten vakante pas shkarkimit të dy zyrtarëve që mbanin këto poste në fillim të muajit të kaluar.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, dhe zyrtari financiar, Behgjet Maliqi, u shkarkuan për perfomancë të dobët, madje shkarkimi u cilësua nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari “në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike”, mirëpo e gjitha kjo doli të mos jetë e vërtetë, pasi Inspektorati i Punës rezultoi se ka pasur shkelje të kundërligjshme gjatë këtyre shkarkimeve.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë