Loading…

Bordi i Telekomit sqaron opinionin: Tregon për pjesëmarrjen e policisë gjatë mbledhjes

  • 10/04/2020 | 19:28

Bordi i Telekomit sqaron opinionin: Tregon për pjesëmarrjen e policisë gjatë mbledhjes

Bordi i Telekomit ka njoftuar pse ka dështuar mbledhja e paralajmëruar për sot, ndërsa ka treguar edhe për forcat policiore që kishin rrethuar objektin, shkruan Gazeta Metro.


Në këtë sqarim përmenden dy arsye kryesore për dështimin e mbledhjes së Bordit.

Njoftim i plotë:

Të nderuar qytetar, Sot gjatë ditës ka pasur paqartësi në lidhje me forcatë policore të cilat në masë të madhe kanë qenë prezent rreth objektit qendror të Postës së Kosovës. Ky objekt është në shfytëzim në pjesën më të madhe të tij nga ne, Telekomi i Kosovës. Sqarim: Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës është e vërtet sa ka pas të planifikuar një mbledhje të rregulltë për sot, e njejta është anuluar për arsyet si ne vijim:

1. Fillimisht kemi pasur probleme teknike që na ka pamundësuar fillimin e mbledhjes me video konfrencë (për anëtarët të cilët kanë kufizime të lëvizjes për shkak të COVID-19)

2. Duke tentuar t’i rregullojmë këto probleme teknike jemi informuar për forcatë policore që gjinden jashtë objektit dhe në atë moment pa hezitim kemi vendosur për anulimin e mbledhjes së rregulltë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve. Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcatë policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht opinioni publik e ka keqkuptuar marr parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapsiratë e Postës së Kosovës.

Edhe njeherë dëshirojm të potencojmë se forcatë policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të të ndonjë aktiviteti të Telekomit të Kosovës. Bordi i përkohshëm i drejtorëve sigruon opinionin dhe cdo punonjës se puna e tyre do të vazhdoj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë