Loading…

Borell: Kosovarët nuk do të më duan, për faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën

  • 03/12/2019 | 20:04

Borell: Kosovarët nuk do të më duan, për faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, është emëruar në postin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, por ai në relacion me Kosovën po thuhet se mund të jetë më ndryshe dhe qasje më negative se siç ishte italiania Federia Mogherini, shkruan Gazeta Metro.


Diplomati spanjoll Borell vjen nga një shtet që nuk e njeh pavarësinë, andaj kjo po shihet si çështje problematike dhe që mund të sjellë probleme për Kosovën.

Borell në një intervistë për gazetën kroate ‘Vercenji.hr’, ka thënë se nuk e sheh si problematike për punën e tij faktin që Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ai thotë se është i vetëdijshëm për faktin që kosovarët mund edhe të mos e duan për faktin që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Jo, pse do të duhej të ishte një problem?…Unë nuk do të veproj si ministër spanjoll, pasi do të marrë obligime të reja. Unë e kuptojë që kosovarët nuk do të më duan, për faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Por imagjinoni nga ana tjetër, nëse unë vij nga një vend që e njeh Kosovën, në këtë rast serbët nuk do të më donin. Këtu ekziston një asimetri e caktuar. E pranoj Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, ka thënë Borell.

Tutje ai ka thënë se në pozitën e kryediplomatit të Bashkimit Evropian do të marrë detyra të tjera dhe se nuk do të veprojë si ministër spanjoll.

Përveç tjerash, ai ka thënë se në momentin që do të krijohet qeveria e re në Prishtinë ai do të vizitojë Kosovën, shtet për të cilin diplomati spanjoll thotë se kurrë nuk ka qenë../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë