Burime të Gazeta Metro kanë thënë se shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka anuluar fluturimin dhe flitet që bisedimet në Ohër do të zgjasin edhe nesër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe ndërmjetësuesit europianë, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak mbi nëntë orë janë duke mbajtur takime bilaterale dhe trilaterale në Ohër.
Gjatë një pauze televizioni publik serb ‘RTS’ raportoi se ka ndërhyrë edhe emisari i posaçëm i SHBA’së, Gabriel Escobar.
Momentalisht siç thuhet po zhvillohet takimi i fundit sonte mes Kurtit, Vucic dhe diplomatëve europianë.
Në anën tjetër, shefi i ekzekutivit kosovar përderisa ishte rrugës për të shkuar në takimin trilateral dha një paralajmërim se mund të ketë zhvillime pozitive sonte. /gazetametro.net
Asgjë pa amerikanët: Escobar ndërhynë në bisedimet në Ohër