Loading…

Borrell deklarohet pas telefonatës me Kurtin: Diskutim i mirë, do të punojmë për normalizim të marrëdhënieve

  • 22/10/2022 | 11:56

Borrell deklarohet pas telefonatës me Kurtin: Diskutim i mirë, do të punojmë për normalizim të marrëdhënieve

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian (BE), Josep Borrell, ka dhënë detaje nga biseda telefonike që ka pasur dje me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Borrell ka thënë se pati një bisedë të mirë me Kurtin, derisa theksoi se stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor është edhe më e rëndësishme në kontekstin aktual.

“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka shkruar ai në Twitter.

Për këtë bisedë ka njoftuar mbrëmë edhe Zyra e Kryeministrit.

Sipas komunikatës së ZKM’së, Kurti dhe Borrell folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër dhe për çështje aktuale.

Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë