Loading…

Borrell flet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Bashkëpunimi me SHBA’të ka qenë shumë pozitiv

  • 05/10/2021 | 16:20

Borrell flet sërish për marrëveshjen Kosovë-Serbi për targat: Bashkëpunimi me SHBA’të ka qenë shumë pozitiv

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell para anëtarëve të Parlamentit Evropian, ka folur sërish për marrëveshjen për targat në mes Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel.

Borrell në fjalën e tij ka në Parlamentin Evropian ka falënderuar emisarin amerikan, Gabriel Escobar për rolin e tij në zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, më tej ka theksuar se bashkëpunimi me SHBA-të është shumë i mirë.

“Në Ballkanin Perëndimor, më duhet të them se bashkëpunimi ynë me Shtetet e Bashkuara është shumë më i mirë. Për krizën e fundit midis Kosovës dhe Serbisë – e cila është zgjidhur falë punës së mirë të të Dërguarit tonë Special, Miroslav Lajçak – më duhet të them se bashkëpunimi ynë me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara ka qenë shumë pozitiv”, ka thënë Borrell, shkruan Telegrafi.

Ai më tej ka shtuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë dhe partnerizohen me SHBA-të në fushat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Megjithatë, Borrell tha se pavarësisht lidhjes së fortë që ka BE-ja me ShBA-në, duhet të fokusohen edhe në autonominë e tyre.

“Marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara është, sigurisht, shtylla më e fortë e lirisë dhe prosperitetit tonë. Ne duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë atë, por në të njëjtën kohë, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë autonominë tonë, sepse interesat tona nuk do të përputhen gjithmonë saktësisht”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë