Loading…

Borrell fton Kurtin dhe Vucic në Bruksel, s’dihet data

  • 08/12/2022 | 17:12

Borrell fton Kurtin dhe Vucic në Bruksel, s’dihet data

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano ka thënë se tashmë i kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut.


Ai nuk e ka bërë të ditur datën e saktë, por ka thënë se për këtë do të njoftojnë me kohë.

“Në disa raste kemi thënë se do të ketë takime në nivel të lartë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Përfaqësuesi i lartë tashmë i ka ftuar ata që të vijnë në Bruksel dhe ne do të japin datën në kohën e duhur”, tha ai në konferencën e sotme për media.

PËrfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, zbuloi se të dyja palëve i është dërguar një version i ri i propozimit të BE-së, i ashtuquajturi plani franko-gjerman.

Kryeministri Kurti pas arritjes së marrëveshjes për targa pati deklaruar se ai në Bruksel shkon për t’u takuar me presidentin serb vetëm për marrëveshje përfundimtare.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë