Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Siguri, ka thënë se në situatën aktuale gjeopolitike, është rëndësishme gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë, Borrell, e ka bërë përmes një postim i në Twitter, pas bisedës që ai ka pasur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Po ashtu Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, ka thënë se, marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“I foli presidentit Vuçiq për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Në mjedisin aktual gjeopolitik është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Ne mbetemi në kontakt të ngushtë”, ka thënë ai.
Spoke to President Vucic @predsednikrs on the way forward in the EU-facilitated Dialogue. In the current geopolitical setting it is more crucial than ever to find a sustainable and comprehensive solution to normalisation of relations. We remain in close touch.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 22, 2022
“Diskutim i mirë me kryeministrin Albin Kurti për hapat e ardhshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është edhe më i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, ka deklaruar Borrell në Twitter.
Good discussion with PM @albinkurti on the next steps in the EU-facilitated Dialogue. Ensuring stability and security in the Western Balkans is even more important in the current geopolitical context. We will continue working towards a comprehensive normalisation of relations.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 22, 2022
Përderisa Borrell kreu bisedë telefonike me liderët e dy vendeve, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, pati një tjetër vizitë sot në Prishtinë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti. Diskutimet ishin mbi kornizën finale të marrëveshjes mes palëve që po dialogojnë.