Diplomati evropian, Josep Borrell ka dalë me një version krejt tjetër nga SHBA’të e Britania, duke mos tërhequr familjarët e diplomatëve të BE’së nga Ukraina, pas një situate të tensionuar ditëve të fundit me Rusinë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Borrell, nuk ka arsye specifike për largimin e familjarëve, ndërsa shtoi se kjo gjendje nuk duhet të dramatizohet sepse bisedimet janë duke vazhduar.
“Nuk mendoj që duhet ta dramatizojmë këtë derisa bisedimet janë duke vijuar”, deklaroi ai.
SHBA para pak ditësh urdhëroi diplomatët të evakuohen bashkë me familjet e tyre nga Ukraina, njësoj veproi së fundmi edhe Britania./gazetametro.net