Loading…

Borrell: Mardhëniet BE-Turqi në një pikë kritike

  • 15/09/2020 | 23:07

Borrell: Mardhëniet BE-Turqi në një pikë kritike

Marrëdhënia e Bashkimit Evropian me Turqinë ndodhet në një pikë kthese, tha të martën krye diplomati më i lartë i bllokut, i cili i kërkoi Ankarasë të tërhiqet nga konflikti në Mesdheun Lindor e të mbështesë të drejtat themelore të njeriut në vend.


Lidhjet “ndodhet në një pikë kritike të historisë e do të shkojnë në njërën apo tjetrën anë, në varësi të asaj që do të ndodhë në ditët në vijim”, i tha shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, Parlamentit Evropian.

Krerët e BE-së pritet të takohen javën e ardhshme për të diskutuar rreth Turqisë. Tensionet janë rritur mbi pretendimet e ndryshme të palëve, mosmarrëveshje që kanë vendosur Turqinë kundër Greqisë dhe Qipros, këto dy të fundit të mbështetura nga Franca, lidhur me zona detare potencialisht të pasura me gaz natyror.

Disa vende kanë zhvilluar stërvitje detare në rajon ndërsa disa anije turke vazhdojnë të kryejnë kërkime për naftë dhe gaz pranë Qipros.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë