Loading…

Borrell nga fronti i Ukrainës: Rusinë e presin ‘pasoja të rënda’ nëse ka lëvizje ushtarake drejt Ukrainës

  • 05/01/2022 | 19:37

Borrell nga fronti i Ukrainës: Rusinë e presin ‘pasoja të rënda’ nëse ka lëvizje ushtarake drejt Ukrainës

Rusinë e presin pasoja të rënda nëse ka përshkallëzim në lindje të Ukrainës ka deklaruar kryediplomati i Bashkimit Europian Josep Borrell të mërkurën, transmeton Gazeta Metro.


Borrell po vizitonte vijën e frontit në luftën e Ukrainës me trupat e mbështetura nga Rusia në Dombas, që Kievi e priti si shfaqje solidariteti kundër kërcënimit të një konfrontimi të madh ushtarak me Moskës.

“Konflikti në kufi është në pikën e eskalimit dhe po thellohet derisa tensioni është rritur edhe në lidhje me sigurinë europiane në tërësi” tha Borrell.

Bashkimi Europian ka një qëndrim dhe përkushtim të fuqishëm “se çdo agresion ushtarak kundër ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rëndë” tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë