Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josepo Borrell, ka thënë të premten se Irani dëshiron të takohet në Bruksel me zyrtarë të BE’së që po koordinojnë bisedimet indirekte mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, përfshi disa palë të tjera në marrëveshjen bërthamore të 2015’s, transmeton Gazeta Metro.
Josep Borrel ju ka thënë reporterëve në Washington D.C. se ishte i gatshëm të pranojë iranianët, por nuk mund ta thoshte se kur mund të ndodhte ky takim.
I pyetur nëse iranianët dëshironin të diskutonin draft dokumentet që ishin diskutuar në bisedimet e fundit që ishin mbajtur në muajin qershor në Vjenë dhe cilët anëtarë shtesë dëshironin t’i takonin, ai u përgjigj: ‘Më vjen keq ta them se nuk e di”.
Borrell ka qëndruar në Washington dhe ka takuar Sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, me të cilin janë koordinuar për qëndrimet në politikën e jashtme, mes tyre edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Në takimin e para disa ditësh mes Sekretarit amerikan Blinken dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Yair Lapid, ishin diskutuar hapur “opsione tjera” rreth programit bërthamor të Iranit./gazetametro.net