Loading…

Borrell njoftoi se që sot në New York ministrat e jashtëm të BE do shqyrtojnë dialogun Kosovë-Serbi 

  • 18/09/2023 | 23:03

Borrell njoftoi se që sot në New York ministrat e jashtëm të BE do shqyrtojnë dialogun Kosovë-Serbi 

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian njoftoi se në New York do të mbahet një takim jo formal siç e quajti por me peshë, transmeton Gazeta Metro.


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se në New York sonte do të mbajnë një takim joformal me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, ku mes tjerave çështjeve theksoi edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Do të njoftojë ministrat për takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, mes Kosovës dhe Serbisë, të shpjegojë se çfarë ndodhi dhe të shikojmë për zhvillimet e ardhshme në dialog”, ka thënë Borrell.

Borrell të enjten kishte njoftuar se ishte pala kosovare që kishte refuzuar propozimin e kompromisit të BE’së për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe kishte njoftuar për pasoja për palët varësisht prej meritave.

Kryeministri Albin Kurti kishte dalë atë ditë me akuza për anësi dhe kushtëzim Bashkimin Europian. Të hënën kryeministri Kurti ishte thelluar në këto akuza duke theksuar në veçanti në emisarin europian për dialogun, Miroslav Lajcak./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë