Loading…

Borrell: Pa SHBA s’ka rezultate në Ballkan as kudo tjetër

  • 23/01/2021 | 12:42

Borrell: Pa SHBA s’ka rezultate në Ballkan as kudo tjetër

Bashkimi Europian është i gatshëm që me presidentin e ri të SHBA’së Joseph Biden të ripërtërijë partneritetin strategjik për të arritur rezultate në ruajtjen e paqes dhe sigurinë si në Ballkanin Perëndimor e në Lindje të Mesdheut dhe Ukrainë – tha dje Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Komisionit Europain, transmeton Gazeta Metro.


“S’ka dyshim se SHBA luan rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, po ashtu edhe europianët, prandaj duhet të punojmë së bashku në shumë vende në kontinentin tonë” theksoi krye diplomati i BE’së Borrell.

Diplomati spanjoll ju kthye edhe çështjeve që kanë tensionuar marrëdhëniet katër vitet e shkuara me administratën Trump që është akuzuar nga palët tjera se po vepronte njëanshëm. Kritikat nga administrata Trump për europianët ishin mjaft të rënda. Si çështja NordStream2 dhe bashkëpunimi me Rusinë, mos investimi i mjaftueshëm në NATO edhe pas zotimeve të bëra e të injoruara që nga koha e administratës së Obama, ngathtësia në qëndrimin ndaj Kinës, si dhe qëndrimi i ngathtë ndaj Iranit dhe Lindjen e Mesme. Ballkani Perëndimor nuk është përjashtuar nga këto mospajtime mes partnerëve gjithashtu. Marrëveshja për emrin mes Greqisë dhe tani Maqedonisë së Veriut ishte sukses i madh i administratës amerikane, por ishte edhe shfaqje e kësaj ngathtësie të BE’së.

Mospajtime në publik rreth dialogut Kosovë-Serbi nuk ishin të hapura mes SHBA dhe BE’së por vërehej tensioni mes zvarritjeve në thumbime të ndryshme mes zyrtarëve amerikanë si Grenell dhe eurodeputetes majtiste von Cramon, që s’kishte si arsyetohej ndryshe për liberalizim e dështuar të vizave për Kosovën nga BE pas premtimeve përpos duke hedhur fajin tek Këshilli i Europës për mos aprovimin e tyre, duke vërtetuar kritikat e Grenell. Diplomati i rreptë amerikan që nuk është aspak i popullarizuar në Gjermani për shkak të kësaj tendence të përplasjes së fakteve me agresivitet sa ishte ambasador amerikan në Berlin, u hodh në aksion nga Trump edhe në Ballkan ku arriti të ndërmjetësoi marrëveshjen e Washington me 4 shtator mes Kosovës e Serbisë, me fokus ekonominë.

Kjo ndodhi pas vite ngecje të ndërmjetësimit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, që pas hyrjes së Specialit Grenell në skenë, sollën Specialin e tyre Miroslav Lajcak. Diplomati sllovak këtë muaj zhvlerësoi marrëveshjen e Washington mes kosovarëve e serbëve. Ndoshta pak e ngutur deklarata  e tij në forumin jo zyrtar e Lajcak.

Reagimi nuk ishte i menjëhershëm nga administrata Biden e nxënë me çështje të dala nga 6 janari dhe kujdesi që të distancohen nga nami i ashpërsisë së administratës Trump, por duke u kujdesur që të mos i humbin sukseset e kreditin.

Tony Blinken në seancën e konfirmimit të tij në Senat nuk mundi të mos pajtohej se në politikën e jashtme kishte suksese, me ngurrim të madh ama e pas këmbënguljes së senatorëve republikan, ai pranoi se ‘askush nuk ka monopol mbi idetë e mira’. Këto ide të mira i përmendi Blinken, ishte e drejtë që kishin këmbëngulur amerikanët që partnerët në NATO të kontribuojnë pjesën e tyre. Akordet e Abrahamit në Lindjen e Mesme ishin sukses po ashtu, siç e vlerësoi pa asnjë mëdyshje edhe marrëveshjen Kosovës e Serbisë dhe punës së Grenell. Për Iran theksoi vrasjen e Soleimani si të padobishme.

Biden dhe fushata e demokratëve për katër vite e kanë paraqitur Trump si jo kompetent dhe shkatërrues të politikës së jashtme dhe miqësive amerikane. Ata garuan se do të kthenin gjithçka që bëri prishi ai dhe do të ripërtërinin miqësitë.

Blinken së pari Borrell tani po dalin duke shtuar pohimet në disa qarqe se Trump shënoi një periudhë të re. Kritikat e Trump po pranohen të diskutohen tani nga Borrell.

Borrell dje tha se BE dhe SHBA “si partner global, duhet të thellojnë dialogun dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshi ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, dhe në fushat më të gjëra të mbikëqyrjes së shtimit të armatimit…, e së shpejti do të nisim diskutimet rreth të gjitha çështjeve me Kinën”. Borrell theksoi se “një Europë e aftë dhe e fortë nuk është kundërshtar në aleancën trans-atlantike, por parakusht për të” e shtoi se “dhe se forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të shteteve anëtare të BE’së forcon atë aleancë dhe kontribuon në ndarjen e shpenzimeve në dy anët e Atlantikut.”

Borrel që i pranon kritikat i renditi kërkesat për presidentin Biden kur përmendi teknologjinë si pjesë të politikës së jashtme dhe kërkoi nga ta “caktimin e rregullave dhe përgjegjësive platformave të mëdha online me “taksim të ndershëm” dhe ndalimin e “shtrembërimin e tregut”.

Kompanitë gjigante si Google e Amazon dhe Facebook kanë telashe në Europë për shkak në dukje të dominimit të tregut dhe pikëpamja se i shmangen taksimit në Europë. Administrata e Trump aspak miqësore me këta gjigandë nuk ka pranuar të negocioj në këtë formë për këto kompani që operojnë në botë dhe kanë paralajmëruar se taksimi paushall i tyre, siç kërkojnë disa në BE nuk është i drejtë dhe dëmton vetëm konsumatorin në fund.

Borrell theksoi multilateralizmin në marrëdhëniet me administratën Biden duke theksuar se bota ka nevojë për udhëheqjen amerikane e europiane në shërimin e plagëve të shkatërruara nga kriza e pandemisë që po prodhon terren të përshtatshëm për ‘popullizëm, ide ekstreme dhe si rrjedhojë ndasi dhe rebelim në shoqëri.”

Borrell dhe Biden nuk e përmendin se ndasitë nuk dolën me ardhjen e Trump dhe ‘popullizmit’ të tij, ishin rezultat i politikave dhe qëndrimeve e ngathtësisë e ngurtësisë për të ri shqyrtuar këto qëndrime që e prodhuan këtë rezistencë. Mbretëria e Bashkuar doli nga BE para 2016’s. Retorika e njejtë që po vazhdon tani nga administrata Biden dhe kjo e BE’së vetëm do të shtojë këtë rezistencë pas tentimit të shtrëngimit këmbëngulës për të heshtur zërat skeptik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë