Loading…

Borrell pas takimit: Kosova dhe Serbia u pajtuan për planin e implementimit

  • 18/03/2023 | 23:19

Borrell pas takimit: Kosova dhe Serbia u pajtuan për planin e implementimit

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë arritur sot një marrëveshje në Ohër, transmeton Gazeta Metro.


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian në konferencë për media tha se pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të tyre.

”Synimi i takimit të sotëm ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen si ta implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e kaluar të nivelit të lartë më 27 shkurt. Sot ishte synimi si të zbatohet. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bërë, kur duhet të bërë, nga kush duhet të bëhet dhe si.”

Shpesh thuhet se djalli është në detaje por nganjëherë djalli është në orar. Ne kemi diskutuar për 12 orë për këtë dhe me kënaqësi që më në fund ne kemi një marrëveshje dhe si ta bëjmë këtë. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit mes tyre,” tha Borrell.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vucic, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit europianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë