Loading…

Borrell pas takimit të Osmanit me Vucic, Macron e Scholz: Kosova t’i përmbush këto tri kërkesa ose e presin pasoj të rënda

  • 01/06/2023 | 22:00

Borrell pas takimit të Osmanit me Vucic, Macron e Scholz: Kosova t’i përmbush këto tri kërkesa ose e presin pasoj të rënda

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimit të presidentit të Francës, Emanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka parashtruar tri kërkesa që ana e Kosovës duhet t’i përmbush ose ndryshe do të ketë pasoja të rënda, shkruan Gazeta Metro.


Borrell foli për takimin mes Osmanit, Vucic dhe dy liderëve të BE’së.

“U ulëm me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe  situatën e rrezikshme në veri të Kosovës. Me Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz u takuam së bashku dhe takim dypalësh me Presidentin Vuçiq dhe Presidentin Osmani”, shkroi fillimisht Borrell.

Borrell si asnjëherë më parë ka qenë i ashpër me dy liderët, Osmanin dhe Vucic, duke thënë se nëse nuk përmbushën tri kërkesa: zgjedhje të reja tani, sigurimin e pjesëmarrës së serbeve të Kosovës dhe fillimi i themelimit të Asociacionit do kenë pasoja të rënda.

Nëse këto kërkesa dështojnë, Borrell ka thënë se do të kenë pasoja serioze në marrëdhëniet me BE’në.

“Ne kishim tre kërkesa të qarta, zgjedhje të reja tash, sigurimin e pjesëmarrës së serbeve të Kosovës dhe fillimi i punës për të themeluar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, brenda dialogut të lehtësuar nga BE.” është shprehur Borrell.

“Dështimi për t’i arritura këto do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet mes nesh”, tha Borrell.

Duhet theksuar se Osmani dhe Vucic gjenden në Moldavi, ku po organizohet një samit i liderëve europianë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë