Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar sot në samitin e BE’së në Brdo se dialogu duhet të vazhdohet në Bruksel dhe se këto dy palë duhet të “të lënë anash” dallimet, transmeton Gazeta Metro.
Borrell në samitin për Ballkanin Perëndimor në Slloveni tregoi prioritetin kosovarëve dhe serbëve dhe synimin e tyre duke e formuluar edhe si kusht gati, në gjuhën burokratike të Brukselit.
“Procesi i zgjerimit kërkon që dallimet të lihen anash” tha Borrell në arritjen e tij në samitin në Brdo.
Mesazhi i tillë në dukje i pritshëm pritet t’i shtjellohet më tej Kurtit dhe Vucic në takimin ndaras me liderët kryesor të BE’së, kancelaren gjermane Merkel dhe presidentin francez Macron.
Në konton e tij në Twitter shefi i diplomacisë së BE’së Borrell ka shkruar edhe për çështjen kryesore të samitit.
“BE duhet të ruaj kredibilitetin e vazhdimësisë së procesit të zgjerimit. Është koha që të bashkohemi pĽr ndërtimit të një Europe më të fuqishme. Samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor e ofron këtë perspektivë të qartë”.
Komentues madje edhe liderë nuk janë edhe aq të kënaqur me vetëm ofertën e “perspektivës europiane”, siç e kanë shprehur në mjaft raste treshja ballkanase e burrështetasve Rama, Zaev dhe Vucic./gazetametro.net
We have to maintain a credible enlargement process. The EU is not complete without the #WesternBalkans.
It is time we come together and unite in building a stronger Europe. Today’s EU-Western Balkans Summit gives this clear perspective. #EUWBSummit2021 pic.twitter.com/pPiBP4c6MC
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 6, 2021