Loading…

Borussia Dortmund vazhdon me fitore dhe me presionin ndaj Bayernit

  • 23/05/2020 | 17:42

Borussia Dortmund vazhdon me fitore dhe me presionin ndaj Bayernit

Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore në Bundesligë dhe po e ndjek hap pas hapi Bayern Munichin, transmeton Gazeta Metro.


‘Verdhezinjtë’ kanë shënuar fitore edhe në javën e 27’të në kampionatin gjerman, duke regjistruar kështu edhe fitoren e gjashtë radhazi.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në ‘Volkswagen Arena’, Dortmundi shënoi fitore si mysafirë me rezultatin 0-2 ndaj Wolfsburgut.

Raphael Guerreiro në minutën e 32’të dhe Achraf Hakimi në minutën e 78’të shënuan golat e fitores.

Borussia Dortmund tani ka 57 pikë dhe renditet në pozitën e dytë me vetëm një pikë më pak se skuadra lidere, Bayern Munich, që ndeshjen e radhës e luan nga ora 18:30 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Ndërsa, Wolfsburgu mbetet me 39 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë