Borxhi publik i Amerikës ka kaluar 33 trilion dollarë për herë të parë në historinë e SHBA’së këtë të hënë në një moment ku në Washington rrezikohet mos votimi i buxhetit, transmeton Gazeta Metro.
Të dhënat të publikuara nga Departamenti i Thesarit tregoj shifrën e borxhit publik i cili matë këstet që qeveria federale i detyrohet huadhënësve dhe kjo shifër ka arritur në 33.04 trilion dollarë.
Maya MacGuineas presidentja e Komitetit Federal të Buxhetit ka thënë se kjo është një “arritje” për të cilën nuk është krenar askush, raporton The Daily Wire.
Ajo më tej shtoi se shifra të tilla janë të rrezikshme dhe se ka frikë se publiku ka filluar të mësohet me këto shifra./gazetametro.net