Loading…

Bosat shqiptarë po blejnë gjysmën e Venedikut, italianët të shqetësuar

  • 30/09/2020 | 19:20

Bosat shqiptarë po blejnë gjysmën e Venedikut, italianët të shqetësuar

Rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venedikut ka filluar t’i shqetësoj italianët, institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët, shkruan Gazeta Metro.


Biznesmenët shqiptarë ia kanë mësyer Venedikut për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre, qoftë për interes të tyre, ose për llogari të të tjerëve apo për të pastruar paratë e pista.

Tashmë, po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë restorantet e lokalet e tyre fshihen investime kapitalesh me prejardhje të dyshimtë, ose ricklim ndërkombëtar parash.

Roberto Magliocco, Presidenti i Federatës së sipërmarrësve venedikas është shprehur i shqetësuar në lidhje me këtë.

“Çdo ditë në Venezia po mbyllen lokale, restorante e hotele duke transformuar qendrën e saj historike. E kjo është vetëm njëra faqe e medaljes, faqja tjetër është se të tjerë e kryesisht shqiptarë po tentojnë të blejnë bizneset e tyre”, thotë ai.

Mungesa e turistëve, shkaktuar nga pandemia globale. Fatkeqësitë natyrore si përmbytjet që muaj më parë dëmtuan seriozisht qytetin, pezullimi i udhëtimeve me krocera, qeratë e larta që duhet të paguajnë e që shkojnë nga 9 mijë deri më 20 mijë euro në muaj, kanë çuar në vështirësi ekonomike mjaft sipërmarrës venedikas.

Kujtojmë, që në Venedik jetojnë rreth 1,450 shqiptarë, që për nga numri renditen të katërtit mes komuniteteve të huaja e duke përbërë 4.3 për qind të shifrës totale të emigranëve në këtë qytet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë