Loading…

Bosi i bandës shqiptare që kreu vjedhje në Amerikë dënohet me 57 vjet burg

  • 29/03/2017 | 22:21

Bosi i bandës shqiptare që kreu vjedhje në Amerikë dënohet me 57 vjet burg

Lideri i një bande të dhunshme që ka grabitur  disa filiale të bankës “Astoria” i përbërë nga grabitës shumica shqiptar që kishin si synim vjedhjen miliona dollarëve, është dënuar me 57 vite burg nga një gjykatë amerikane.


Gjykata gjithashtu gjeti se i dënuari kishte krijuar një skemë vjedhje në të cilën përfshihej edhe një polic i New York-ut.

Redinel Dervishaj është dënuar nga Gjykata për tri tentim vjedhje, tre tentime vjedhje, tri kërcënime me vdekje dhe katër zjarrvënje të qëllimshme, shkruan Insajderi.com

Ndërsa pjesa tjetër e bandës është ende në proces gjykate teksa zyrtarë të ndryshëm policor të dyshuar si të përfshirë në bashkëorganizim të vjedhjeve dhe plaçkitjeve do të hetohen nga Zyra për Krim të Organizuar në Gjykatën kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë