I akuzuari për vrasje, krim të organizuar, shitje e prodhim të drogës, si dhe për menaxhim dhe mbikëqyrje të rrjetit të narkotikëve, Naser Kelmendi, që po gjykohet në Kosovë, është vënë sërish në qendër të vëmendjes në opinionin serb, përmes mediave në Beograd.
Mediat serbe shkruajnë se departamenti kundër drogave i SHBA’së e ka vendosur Kelmendin si njërin ndër bosët më të mëdhenj të drogës në rajonin e Ballkanit, kështu duke kërcënuar sigurinë edhe të Shteteve të Bashkuara, transmeton gazetametro.net.
Kelmendi ka dy nënshtetësi, atë të Kosovës dhe atë të Bosnjë e Hercegovinës. Ai u arrestua në maj të vitit 2013 në Prishtinë, ngase ishte pjesë e listës së të kërkuarve të Interpolit. Më 28 shkurt të 2017 ai u lëshuar në arrest shtëpiak, por sërish është kthyer në burg.
Sipas gazetës serbe Blic thuhet se këto janë disa nga pronat që e bëjnë Kelmendin njeri super të pasur:
Kosovë: Dyqane, shtëpi, dy pompa të benzinës
Bosnjë dhe Hercegovinë: Në Sarajevë, tri shtëpi, dy apartamente dhe një hotel “Casa Grande”
Mal i Zi: Banesë në Podgoricë, apartament në Ulqin, 11 njësi banimi me një sipërfaqe totale prej 377 metra katrorë, shtëpi, ndërtesë banimi prej 1600 metra katrorë
Dubai: Firmë tregtare në një zonë të lirë
Kur ishte marrë në pyetje nga prokurorët në Sarajevë në vitin 2007, Kelmendi nuk mund ti mbante në mend se sa vetura i ka. /gazetametro.net