Loading…
Bota e artit në zi: Vdes aktori i famshëm
  • 18/03/2019 | 19:17

Bota e artit në zi: Vdes aktori i famshëm

Aktori Richard Erdman, i njohur për audiencën si Leonard, rol në filmin e famshëm “Community”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, tranmsmeton Gazeta Metro.


Përveç rolit të Leonard-it, Erdman gëzonte role të rëndësishme në filma dhe shfaqje televizive për më shumë se shtatë dekada të bujshme karrierë, siç janë “The Twilight Zone” dhe “Stalag 17”.

Lajmin e ka konfirmuar miku i tij, Alan K. Rode, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Twitter’.

“Lamtumirë shok. Dick Erman 1925-2019”, shkruante Rode në postimin e tij, duke iu referuar të ndjerit me emrin e tij të mesëm “Dick”.

Ende nuk janë bërë detaje të tjera nga pjesëtarët e familjes së tij në lidhje me ceremoninë mortore./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë