Loading…

Bota e artit në zi: Vdes nga koronavirusi aktori i njohur amerikan

  • 26/03/2020 | 22:34

Bota e artit në zi: Vdes nga koronavirusi aktori i njohur amerikan

Ylli i “Crocodile Dundee”, Mark Blum, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.


Aktori ishte infektuar me virusin vdekjeprurës Covid-19 dhe s’ka mundur ta përballojë dot këtë epidemi.

Blum ka ndërruar jetë, ndërsa lajmin e hidhur të vdekjes së tij e ka dhënë kompania teatrore me qendër në New York , e cila shkruante në një status në rrjete sociale:

“Me dashuri dhe zemra të thyera, Mark Blum, një mik i dashur dhe një artist i mirënjohur, ndërroi jetë këtë javë.

Faleminderit Mark për gjithçka që solle në teatrin tonë dhe në teatrot e gjithë botës. Do të na mungosh!”

Karriera e Mark Blum zgjati afro 40 vjet dhe ai fitoi një “Obie” për performancën e tij në “Gus And Al”.

Emri i tij përfshihet në 80 projekte filmike në mbarë botën dhe vdekja e tij është një humbje e madhe për kinemanë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë