Loading…

Bota e errët e kulteve: ‘Unchosen’ sot del në Netflix, film bazuar në ngjarje të vërtetë

  • 21/04/2026 | 10:10

Bota e errët e kulteve: ‘Unchosen’ sot del në Netflix, film bazuar në ngjarje të vërtetë

Një botë e mbyllur, rregulla të hekurt dhe një dashuri që kthehet në rrezik, ky është universi i serialit të ri “Unchosen”, që vjen në Netflix më 21 prill, duke premtuar një rrëfim të fortë dhe emocionalisht të ngarkuar për publikun, transmeton Gazeta Metro.


Në rol kryesor qëndron Rosie, e luajtur nga Molly Windsor, një grua që jeton në një komunitet të izoluar të krishterë, ku gratë jetojnë nën kontrollin e plotë të burrave. Jeta e saj është e mbushur me dhimbje dhe nënshtrim, sidomos në marrëdhënien me bashkëshortin e saj Adam, i interpretuar nga Asa Butterfield.

Gjithçka ndryshon kur në jetën e saj shfaqet Sam (Fra Fee), një i huaj misterioz që në fillim duket si rruga e vetme e shpëtimit. Por ajo që nis si një shpresë për liri, shndërrohet gradualisht në një rrjet të errët sekretesh dhe manipulimi, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.

Seriali, i krijuar nga Julie Gearey, është frymëzuar nga histori reale të ish-anëtarëve të kulteve. Për të sjellë një pasqyrim autentik, ajo ka bashkëpunuar me persona që kanë arritur të largohen nga këto komunitete, duke zbuluar traumën dhe ndikimin e thellë psikologjik që lënë pas.

“Unchosen” shkon përtej një historie të zakonshme romantike. Ai eksploron mënyrën se si njerëzit joshen nga ndjenja e përkatësisë dhe sigurisë, por njëkohësisht bien pre e kontrollit dhe manipulimit. Sipas krijueses, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar ekzistojnë mijëra kulte, të cilat shpesh rriten në kohë pasigurie sociale./gazetametro.net

VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë