Loading…

‘Bota Serbe’ në vend të ‘Serbia e Madhe’: Polici i mirë dhe i keq që luajnë Vucic e Vulin nuk bind askënd në Serbi e lëre më jashtë

  • 10/05/2021 | 18:53

‘Bota Serbe’ në vend të ‘Serbia e Madhe’: Polici i mirë dhe i keq që luajnë Vucic e Vulin nuk bind askënd në Serbi e lëre më jashtë

Me rastin e debateve për të ashtuquajturat ‘non paper’ për ri caktim kufijsh në Ballkanin Perëndimor , presidenti serb Vucic kishte deklaruar se Beogradi ‘nuk është i interesuar’ për krijimin e ‘Serbisë së Madhe’. Ministri i tij me shumë uniforma Vulin në anën tjetër ka gjetur një term të ri ‘Bota Serbe’ si zëvendësim, transmeton Gazeta Metro.


“Po jetojmë në atmosferë të luftës së papërfunduar, e telashi është që në pushtet kemi opsione politike që ishin edhe në të nëntëdhjetat. Madje, edhe personalisht kemi të njëjtit njerëz. Vulin atëkohë ishte me JUL-in që po ashtu ishte pjesëmarrëse në tregimin e luftës” ka thënë REL Aleksandar Popov nga organizata joqeveritare Qendra për Regjionalizim në Novi Sad.

Termin ‘bota serbe’, Aleksandar Vulin, për herë të parë e futi në diskurs në shtatorin e vitit të kaluar kur ishte ministër i mbrojtjes së Serbisë, duke shkaktuar shqetësime në rajon.

Kur nisën debatet për ‘non paper’ që dolën për ndryshime kufijsh në Ballkan, në skenë kërceu përsëri Vulin me termin ‘botë serbe’ dhe ishte presidenti Vucic që deklaroi se Beogradi ka synim zhvillimin ekonomik e jo krijimin e ‘Serbisë së Madhe’.

Loja e policit të mirë dhe të keqit – siç i konsideron Aleksandar Popov porositë e presidentit të Serbisë dhe ministrit të policisë.

“Vulin lëshon deklarata të pamatura, e pastaj Vucic del e qetëson situatën dhe shfaqet në paqeruajtësit konstruktiv. Kjo është lojë e parë edhe në terrenin vendor, e lëre më tek faktori i huaj” tha Popov.

“Në këtë mënyrë po mundohen të tërhiqet vëmendja nga temat dhe problemet lokale. Kjo është një recetë e vjetër që e ka shfrytëzuar edhe Milosevic. Ashpërsimi i qëndrimit me fqinjët, fryrja e nacionalizmit dhe popullizmit është metodë që gjithmonë ndezë” vlerësoi Popov.

Njëjtë edhe redaktori i portalit kroat për politikë të jashtme  Zeljko Trkanjec për REL ka thënë se në Beograd po krijohet narracioni që të kujton politikën e ish presidentit të Serbisë Slobodan Milosevicin. “Këtë e vërejmë përmes disa elementeve, përfshi edhe këtë deklaratën e fundit të Vulin” shtoi Trkanjec.

Vulin është në skenën politike që nga të 90’tat, si një prej themeluesve të Të Majtës së Jugosllavisë (JUL), partisë së gruas së ish presidentit serb Milosevic, Mirjana Markovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë