Loading…

Botë: Mbi 20 milionë të infektuar, rreth 14 milionë të shëruar nga koronavirusi

  • 13/08/2020 | 08:34

Botë: Mbi 20 milionë të infektuar, rreth 14 milionë të shëruar nga koronavirusi

Koronavirusi po vazhdon të merr jetën e shumë njerëzve anë e mbanë botës që nga dhjetori i vitit të kaluar kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Sipas World Meters në botë deri tani kanë vdekur 747,305 pacientë, teksa janë infektuar 20,810,774 persona si dhe janë shëruar 13,712,473.

Shtetet e Bashkuar të Amerikës prijnë me 169,131 viktima, 5,360,302 të infektuar dhe 2,812,603 pacientë të shëruar.

Brazili zë vendin e dytë me 104,263 viktima, 3,170,474 të prekur dhe 2,309,477 të shëruar.

Ndërsa India është në vendin e tretë me 47,149 të vdekur, 2,397,403 persona të infektuar dhe 1,697,640 pacientë të shëruar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë