Loading…
Botohet libri ‘Kosova gjatë viteve 1912-1915’ i Shpend Avdiut
  • 15/04/2019 | 18:37

Botohet libri ‘Kosova gjatë viteve 1912-1915’ i Shpend Avdiut

Instituti Albanologjik ka botuar ditë më parë librin “Kosova gjatë viteve 1912-1915”, të historianit  Shpend Avdiu, libër i cili trajton çështjet kryesore historike nëpër të cilat ka kaluar Kosova përgjatë këtyre viteve, transmeton Gazeta Metro.


Periudha e trajtuar në këtë libër historiografik nga fillimi i Luftës së Parë Ballkanike e deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, është ndër periudhat më të rëndësishme të historisë së fillim shekullit XX për popullin  shqiptar dhe për popujt tjerë ballkanikë, në veçanti për historinë e Kosovës.

Në hyrje të këtij libri autori shkurtimisht i ka trajtuar veçoritë kryesore të zhvillimeve politiko-ushtarake në Vilajetin e Kosovës përgjatë viteve 1908-1912.

Në vazhdim është trajtuar Kosova gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Konferenca e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, si dhe zhvillimet tjera politike në shtetit serb dhe në vendet tjera ballkanike që ishin të ndërlidhura me zhvillimet në Kosovë.

Ndërsa përmbledh edhe materiale të pabotuara më parë për zhvillimet e asaj kohe.

Objekt studimit i këtij botimi historiografik janë edhe zhvillimet e kryengritjeve antiserbe në Kosovë 1913-1915, administrimi, kolonizimi, shpërnguljet, dhe pasojat e tjera siç janë krimet shtetërore, konvertimi i dhunshëm nga feja myslimane dhe katolike në atë ortodokse./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë