Loading…

Botohet libri “Qoshet ku fola me veten” i Blerim Rrecajt

  • 22/01/2021 | 19:25

Botohet libri “Qoshet ku fola me veten” i Blerim Rrecajt

Ky vit ka filluar me botime librash qysh në muajin e parë të tij.  Libri që ka dalë në shtyp quhet “Qoshet ku fola me veten”, i autorit  Blerim Rrecaj, nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese “Armagedoni”, shkruan Gazeta Metro.


Libri duket i realizuar mirë nga pamja ideo-estetike, ndërsa për përmbajtjen e tij studiuesi dhe kritiku Berat Dakaj është shprehur kështu: “Qoshet ku fola me veten mund t’ju gëzojë a trazojë, thotë autori i tij sepse, shtojmë ne, është shkruar sa autori mbante distancë fizike me njerëz për shkak të pandemisë së virusit me kurorë. Më tutje, nuk është libër i zakonshëm. Është libër i shkruar në kohë të frikës kur njeriu siguri dhe qetësi gjen vetëm në qoshe dhe aty, i izoluar, pa pasur motiv të bisedojë me asnjë njeri jashtë rrethit të familjes, nis të shkruajë për përditshmërinë e vet dhe për ndodhitë që ka parë, që ka dëgjuar e që bëhen lajme brenda dhe jashtë Kosovës gjatë ditës. Rrecaj, ky vrojtues lirik, ky shtegtar qytetesh e parqesh, ka hartuar një hartë poetike, relievin e së cilës e ka mbjellë me miniatura dhe e ka shkelur këmbë, pjesën më të madhe të saj i vetëm, siç do të mund të shihni edhe teksa lexoni poeziminiaturat e tij që janë, njëkohësisht, edhe të lexuesve”, thekson Dakaj.

Ndërsa poeti Bekim Muhaxheri shprehet: “Poezitë e Blerimit janë poezi Kosove. Të gjitha kanë vendet ku kanë lindur, kanë histori frymëzimi dhe adresë. Edhe ngjyra të ndryshme. Disa mund të jenë të zeza si korbat që autorit i duken se dalin nga tymtarët e KEK-ut, të tjerat janë të gjelbra si shpërthimi i blertë i Gërmisë. Ka edhe të kaltra si qielli i verës ose edhe shumëngjyrëshe si lulet tona. Por Blerimi nga modestia nuk e merr përsipër autorësinë. Thotë se kur i shkroi poezitë vetëm muza kaloi pranë tij”, shkruan Muhaxheri.

Ky libër i Rrecajt vjen pas librit të tij të parë me vargje e skica “Gjurmë kujtimesh e ngjyra stinësh”, botuar në marsin e vitit të kaluar, atëkohë kur filluan masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes të pandemisë Covid-19. / GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë