Loading…

BQK insiston dhe rithekson: Për pagesa në Kosovë mund të përdoret vetëm euro

  • 02/02/2024 | 12:01

BQK insiston dhe rithekson: Për pagesa në Kosovë mund të përdoret vetëm euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), së fundmi ka ardhur me vendimin që, në vend, për pagesa do të përdoret vetëm valuta euro, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë ditës së sotme, BQK-ja ka postuar një njoftim ku i përgjigjet pyetjes se “A mund të përdoren si mjet pagese valutat tjera jo-euro?”.

Ata kanë theksuar se për pagesa do të përdoret vetëm valuta euro, ndërsa valutat tjera jo-euro mund të përdoren si vlera në ruajtje fizike apo edhe në bankë, për shkëmbime në mes të valutave si dhe për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta tjera jo-euro.

Gjatë ditës së djeshme Bashkimi Evropian, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, dolën me reagime zyrtare përmes të cilave kanë kundërshtuar planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e dinarit serb.

Përmes një komunikate, BE-ja ka insistuar që kjo çështje të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbis, si dhe të gjendet një zgjidhje.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka thënë të enjten se SHBA e kundërshton zbatimin e rregullores së BQK-së para se ajo të jetë plotësisht e përgatitur, e cila përcakton që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Në një deklaratë të mëvonshme, Departamenti amerikan i Shtetit tha të enjten se është thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë