Loading…

BQK thotë se remitencat kanë shënuar rritje, diaspora shtyllë për ekonominë

  • 17/07/2021 | 12:01

BQK thotë se remitencat kanë shënuar rritje, diaspora shtyllë për ekonominë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka thënë se kufizimi i lëvizjes së diasporës nga pandemia ndikoi në rënien ekonomike të Kosovës.


“Diaspora është me shumë rëndësi për vendin, remitencat edhe pse ka qenë pandemi kanë shënuar rritje në Kosovë, duke arritur në gati 1 miliard euro”, tha ai.

Sipas sektori bankar ka pasur likuidet të mirë dhe kjo ka ardhur si rezultat i veprimeve të BQK-së, që janë marrë pas shfaqjes së pandemisë.

“Sektori financiar është vlerësuar pozitivisht. Edhe raportet e FMN-së, BE-së dhe nga departamenti i shtetit BQK-ja është vlerësuar lartë me masat që i ka marrë”, tha Guvernatori Mehmeti në aktivitetin e organizuar nga organizata Germin dhe Komuna e Vushtrrisë “Invest in Vushtria’.

Ai ka ftuar diasporën të investojë në Kosovë.

“Ka shumë mënyra se si diaspora të investojë në Kosovë, i ftojmë bizneset nga diaspora të vizitojnë BQK-në për të diskutuar mundësinë që ka sektori financiar për investime”, tha ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë