Loading…

BQK: Vendimi për tarifat u mor për t’i mbrojtur konsumatorët

  • 21/11/2019 | 11:58

BQK: Vendimi për tarifat u mor për t’i mbrojtur konsumatorët

Guvernatori i BQK’së, Fehmi Mehmeti ka thënë se vendimi  për tarifat u mor për t’i mbrojtur konsumatorët, shkruan Gazeta Metro.


Banka Qendrore e Kosovës mbajti konferencë për media, ku temë ishte tarifa e vendosur nga kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se ky vendim është marrë “për të mbrojtur mbajtësit e polisave”.

“Këtë vendim e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit”, tha Mehmeti.

“Këtë vit e kemi shmangur një shkelje ligjore”, shtoi ai.

Ndërkaq, zv.guvernatori Sokol Havolli, po ashtu tha se ky vendim për rritjen e tarifave, u bë për mbrojtje të klientëve.

“Duhet të kapitalizohet industria e sigurimeve”, tha ai.

“Duhet të kemi sektor të shëndetshëm të sigurimeve, kompanitë e sigurimeve duhet të jenë të gatshme të mbulojnë obligimet ndaj qytetarëve e të mos mbesin borxh”, shtoi ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë