Pesëmbëdhjetë vjet pas divorcit, aktorja Jennifer Aniston dhe aktorit Brad Pitt do të marrin pjesë në fushatën “Fast Times at Ridgemont High”, e cila do të mundohet të mbledh sa më shumë që mundet fonde për ata që u dëmtuan më shumë nga koronavirusi, transmeton Gazeta Metro.
Ish-bashkëshortët Jennifer dhe Brad janë bashkuar në lidhjen speciale në internet, e cila përfshin edhe të famshëm të tjerë, dhe do të transmetohet të enjten.
Fotografitë e para nga ngjarja u zbuluan në publik, tregon dyshen për here të parë në një bashkëpunim pas ndarjes së bujshme.
Ndryshe, përveç tyre, pjesëmarrës tjerë do të jenë edhe Morgan Freeman, Julia Roberts, Mattheë McConaughey dhe të tjerët, ndërsa kjo lëvizje është mirëpritur nga shumë të tjerë anembanë botës./gazetametro.net