Loading…

Brad Pitt dhe modelja e njohur po bëhen prindër

  • 24/09/2020 | 19:57

Brad Pitt dhe modelja e njohur po bëhen prindër

Lidhja në mes aktorit të famshëm, Brad Pitt dhe modeles së re gjermane Nicole Poturalski është folur për disa kohë, dhe historia nuk po mbaron lehtë, pasi që kohëve të fundit po flitet për disa lëvizje të reja, transmeton Gazeta Metro.


Mediat amerikane raportojnë se Nicole është shtatzënë, dhe aktori supozohet që po bëhet baba për herë të shtatë.

“Ata janë të dy të ngazëllyer, edhe pse Brad ishte pak i tronditur dhe i hutuar në fillim,” tha një burim i afërt me çiftin.

Mediat e huaja shkruajnë se Nicole është në muajin e tretë të shtatzënisë dhe se duhet të lindë në pranverë.

“Marrëdhënia e tyre është zhvilluar shumë. Ata nuk planifikuan një fëmijë, por ndodhi, kështu që tani ata janë në pritje të ëmbël. Të dy duan një vajzë, veçanërisht Nicole, e cila tashmë ka një djalë”, tha burimi.

Ndryshe, çifti deri më tani nuk e kanë komentuar këtë lajmë.

Edhe Angelina Jolie nuk i komentoi thashethemet, por pasi ajo zyrtarisht është akoma e martuar me Brad, ky lajm nuk do të pritet mirë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë