Loading…

Braktisi ringun një vit më parë, ish-kampioni i botës garon për Kongresin amerikan

  • 09/11/2021 | 10:59

Braktisi ringun një vit më parë, ish-kampioni i botës garon për Kongresin amerikan

Boksieri Jessie Vargas, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë dhe atë “welter”(pesha deri 77kg) do të kandidojë për një vend në kongresin amerikan.


Lajmin e konfirmoi vetë boksieri amerikan, 32 vjeç, që nuk duelon në ring që prej shkurtit të vitit të kaluar.
Vargas, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka konfirmuar lajmin: “Tashmë është zyrtare. Do të garoj për një vend në Kongresin amerikan, në shtetin e Nevada. Ky shtet më ka dhënë shumë, tani është koha ime t’i dedikohem atij, për të mbajtur gjallë ëndrrën amerikane”.

Jessie Vargas është një emër i njohur në sportin e boksit, me një karrierë të pasur. Ai numëron 29 fitore, 3 humbje e 2 barazime në karrierën e tij. Ai ka mbajtur titujt kampionë bote në peshën “welter” (kategoria WBO) dhe atë të lehtë (kategoritë WBA dhe IBO).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë