Loading…

Brazili e ‘shkel’ Serbinë, Richarlison me dy gola e ‘vulos’ fitoren

  • 24/11/2022 | 21:55

Brazili e ‘shkel’ Serbinë, Richarlison me dy gola e ‘vulos’ fitoren

Brazili ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës, shkruan Gazeta Metro.


Me dy golat e Richarlison Brazili ka shënuar fitoren e parë në grup në Kupën e Botës.

Ka qenë Richarlison ai që ka shënuar dy gola, një në minutën e 62′ dhe një në minutën e 73′. Goli i dytë ishte spektakolar, ku në gjysmë gërshërë Richarlison ia ‘vulosi’ fitoren Brazilit.

Richarlison mund të thuhet që është ylli i kësaj mbrëmje.

Të dy golat u ‘servuan’ nga superlojtari Vinicius Junior.

Me këtë fitore Brazili ngjitet në pozitën e parë në grupin G, me 3 pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë.

Ndeshja e radhës e Brazilit është me Zvicrën, me datë 28 nëntor ora 17:00. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë