Brazili i shkakton humbjen e parë Zvicrës në Doha, e me këtë fitore ‘Seleçao’ e kalojnë grupin me dy fitore ku kanë mbledhur gjithsej 6 pikë , shkruan Gazeta Metro.
Brazili është bërë skuadra e dytë në Botërorin e Katarit që siguron kualifikimin në turin e 1/8. Kjo sepse ‘seleçao’ mposhti 1-0 Zvicrën në ndeshjen e dytë të grupit G. Për të parë golin e vetëm të sfidës u desh të pritej shumë, pasi Casemiro realizoi në mënyrë spektakolare vetëm në minutën e 83.
Pas kësaj fitore Brazili kryeson grupin G, ndërsa Zvicra është e dyta me 3 pikë, dhe i mbetët që në lojën e radhës kundër Serbisë e cila e ka një pikë të vendoset se kush kalon tutje.
Duhet theksuar se Zvicra luajti pa Xherdan Shaqirin një nga lojtarët kyç të Zvicra, kjo pasi u raportua se kishte një lëndim në kofshë.
Ndërsa këto dy kombëtare, Zvicra dhe Brazili ndeshjet e mëparshme që kanë zhvilluar në Botërorët e kaluara janë mbyllur në barazim./gazetametro.net