Braziliani Marcelo Rocha Santos 51 vjeç që ishte duke u argëtuar me miq në plazh në mungesë të banjave hyri në det për të kryer nevojën ku fatkeqësisht një peshkaqen e kafshoi në kofshë dhe i këputi dorën. Ai vdiq në plazh pasi u ndihmua nga miqtë e tij të dalë por nuk i mbijetoi plagëve, transmeton Gazeta Metro.
Roje e plazhit ishte në detyrë por nuk arriti të intervenoj në plazhin Piedade në Jaboatao dos Guararapes të Brazilit të shtunën e javës së kaluar.
Ai qëndroi pa lëvizur dhe i rrethuar nga kalimtarë të tronditur e pastaj u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.
Sulmi ka ndodhur në një zonë të plazhit ku kishin ndodhur edhe 12 sulme tjera nga peshkaqenë.
Kur ai u sulmua vetëm një person tjetër ishin në det pasi moti ishte përkeqësuar dhe deti ishte i turbullt. Sulmet janë të shpeshta në këtë periudhë në Brazil pasi.
Besohet se me gjithë shenjat e ndryshme që i tërhiqnin vërejtjen njerëzve që të mos hyjnë në ujë, roja nuk ju kishte thënë atyre të dalin pasi kishin hyrë deri në brez.
Në shtetin Pernambuco ku gjendet Jaboatao dos Guararape, janë regjistruar 62 sulme nga peshkaqenët me 25 prej tyre fatale që nga viti 1992./gazetametro.net