Loading…

Braziliani që kishte vizituar Italinë është pacienti i parë me koronavirusin në Amerikën Jugore

  • 26/02/2020 | 16:49

Braziliani që kishte vizituar Italinë është pacienti i parë me koronavirusin në Amerikën Jugore

Një burrë 61 vjeç brazilian, biznesmen nga Sao Paolo që ishte kthyer rishtas nga një udhëtim në Itali është konfirmuar se tani vuan nga sëmundja COVID-19, transmeton Gazeta Metro. Zyrtarët shëndetësor po nguten që të gjurmojnë lëvizjet e tij pasi që është konfirmuar infektimi, transmeton Gazeta Metro.


Zyrtarët brazilian nguteshin të mërkurën që të gjejnë udhëtarët e tjerë në fluturimin e personit të infektuar si dhe personat e tjerë që kishin kontakt me të gjatë këtyre ditëve. Ky person i infektuar ka udhëtuar dhe ka qëndruar në Itali në periudhën 9-21 shkurt.

Lajmin e njoftoi ministri i shëndetësisë së Luiz Henrique Mandetta dhe njoftoi se qeveria ka javë që po përgatitet për raste të infektimit me koronavirusin dhe trajtimin e pacientëve të infektuar kur tha gjatë konferencës për shtyp se ata “e kishim paraparë këtë”.

Megjithëse koronavirusi vdekjeprurës ka origjinën në Kinë në veri të Italisë ka një shpërthim të rasteve të të infektuarve atje, me koncentrim më të madh në rajonin e Lombardisë. Deri tani janë regjistruar 12 viktima deri tani.

Tani është vërejtur se përhapja e koronavirusit po ndodh më shpejt sesa kishte ndodhur në Kinën kontinentale. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dje kishte ngritur alarmin dhe kishte bërë thirrje amerikanëve të përgatiten dhe se tani më nuk është çështje “nëse do të ndodhë por kur do të ndodhë”.

Në të njëjtën kohë OBSH’ja kërkon përmbajtje dhe ende i qëndron mendimit se sëmundja mbetet shqetësuese por nuk mund të cilësohet si pandemi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë