Loading…

Brenda 1 jave: Qeveria Kurti rehaton familjarët e Sali Zybës, Xhelal Sveçles, Lumir Abdixhikut e Fitim Ukës

  • 25/02/2020 | 21:49

Brenda 1 jave: Qeveria Kurti rehaton familjarët e Sali Zybës, Xhelal Sveçles, Lumir Abdixhikut e Fitim Ukës

Punësimet familjare dhe rehatimi i militantëve partiak po vazhdon edhe nga qeveria Kurti, ani pse këta të fundit u zotuan dhe tërë fushatën premtuan se do ta çkapin shtetin dhe do ta respektojnë meritokracinë, shkruan Gazeta Metro.


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka rehatuar djalin e axhës së tij si asistent të Rozeta Hajdarit, ministres të Ekonomisë, Punësimit, Industrisë dhe Investimeve Strategjike.

Drilon Zyba, është punësuar si asistent personal i ministres Hajdari, e cila do të udhëheq me njërën nga ministritë më të rëndësishme të qeverisë së Kosovës.

Sami Uka, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Fitim Uka, është emëruar si këshilltar i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Emërimi i tij si këshilltar i ministri Vitia është bërë më 12 shkurt, ndërsa për punësime tjera do të ketë njoftime.

Edhe familjarët e Xhelal Sveçles kanë pasur fatin e mirë gjatë këtyre punësimeve, Gëzim Sveçla është punësuar si shofer i zëvendëskryeministrit Haki Abazi, shkruan Gazeta Metro.

Punësime në ministri të Vetëvendosjes ka pasur edhe nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rinor Kastrati, vëllai i gruas së ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, është punësuar si këshilltar i kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Po ashtu kujtojmë kryeministri Albin Kurti me të ardhur në krye të Qeverisë ka realizuar apo bërë ‘Rregulloren (QRK) – nr. 05/2020′, kjo rregullore parasheh përgjegjësinë e zyrës së kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave të tij, shkruan Gazeta Metro.

Sipas kësaj rregullore të Qeverisë Kurti, parashihet që zëvendëskryeministri i parë që në këtë rast i takon LDK’së, dhe në atë pozitë është Avdullah Hoti, kë të drejtë të punëson deri në 10 këshilltarë politikë.

Zëvendëskryeministri i dytë, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, po ashtu ka të drejtën të emëron deri në 10 këshilltarë politikë.//gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë