Brenda dy dite Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuza për korrupsion ndaj dy ish-kryetarëve të komunave.
Ish-kryetari i Lipjanit, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Shukri Buja po akuzohet për keqpërdorim të deytrës zyrtare si dhe dhënie të ryshfetit.
Ne pozitë të njëjtë me Bujën ndodhet edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, shkruan lajmi.net.
Ai po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur ka qeverisur me komunën e Gjakovës.
Lufta e Qeverisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ka filluar dhe po vazhdon, ndërsa rezultatet e saj po shihen çdo ditë e më shumë.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka potencuar se kriteret e paplotësuara të Kosovës për të dhënë dritën e gjelbër në lëvizjen e lirë janë demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.