Aktivistë të shoqërisë civile sapo kanë dorëzuar peticionin me 23 mijë e 774 nënshkrime bashkë me kërkesat për Kuvendin e Kosovës dhe deputetët e këtij kuvendi për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Besa Luzha e cila bëri dorëzimin e këtij peticioni tregoi se kërkesat e tyre mbesin të njëjta: Dorëheqja e dy ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, mbajtjen e një seance dhe hetim të pavarur ndërkombëtar.
Luzha tha se umri i nënshkrimeve është dyfish më i madh se sa që kërkohet për një qështje, dhe pret që deputetët të tregohen të përgjegjshëm dhe ta hapin si temë diskutimi në Kuvendin e Kosovës vdekjen e Astrit Deharit.
Seanca, Luzha kërkoi që të mbahet në muajin dhjetor dhe të mos lihet për vitin tjetër.
“Dhe presim pas dy dhjetorit në momentin e parë të mundshëm të mbahet seanca.
Kishim dashtë që mos të lihet deri në vitin e ardhshëm. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë dhe të bëjnë atë për të cilën i kemi zgjedh dhe për atë që paguhen”, tha Luzha./gazetametro.net