Loading…
Brenda një jave 13 persona ndalohen në Gjilan
  • 25/03/2019 | 13:05

Brenda një jave 13 persona ndalohen në Gjilan

Prokuroria Themelore e Gjilanit, brenda një jave ka ndaluar 13 persona të dyshuar, në kohëzgjatje për 48 orë, transmeton Gazeta Metro.


Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar pesë persona për shkak të dyshimit të veprave penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore apo farmaceutike’’, ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’, si dhe ‘’Zjarrëvënie’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar 5 persona të dyshuar, për shkak të veprave penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Grabitje’’.

Në Departamentin për të Mitur, janë ndaluar 3 persona të mitur si shkak i dyshimeve për vepra penale.

Prokuroria, për të gjitha rastet brenda afateve ligjore, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit dhe të arrestit shtëpiak./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë