Loading…
‘Brenda tre ditësh’ – Anothy Joshua do të jap lajmin e madh për kundërshtarin e tij
  • 23/04/2019 | 17:42

‘Brenda tre ditësh’ – Anothy Joshua do të jap lajmin e madh për kundërshtarin e tij

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, ka deklaruar se kundërshtari i tij ardhshëm do të mësohet brenda tre ditëve, transmeton Gazeta Metro.


Anthony Joshua do të duhej që të ndeshej me Jarrell Miller më 1 qershor, por kjo nuk do të zhvillohet sepse Miller ka dal pozitiv në testin anti-doping.

Data dhe vendi i meçit nuk do të ndryshojë, por për AJ do të ndryshojë vetëm kundërshtari.

LEXO EDHE: Anulohet dueli për titull të kampionit të botës në boks

“Këto gjëra ndodhin në sport, prandaj unë nuk shqetësohem për këto, por unë i thashë Eddie Hearn se kushdo që të jetë kundërshtari i ri, unë jam i gatshëm” – tha fillimisht boksieri britanik.

“Hearn(promoter i ndeshjeve) po zhvillon bisedime. Shpresoj që në 48 apo 72 orët në vazhdim të kemi diçka të re. Dueli i 1 qershorit në MSG do të ndodhë”, – ka thënë Joshua./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë