Loading…

Brengosëse ndotja e ajrit

  • 20/01/2017 | 08:13

Brengosëse ndotja e ajrit

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë organizoi dje një debat lidhur me gjendjen e tanishme të ndotjes së ajrit në Kosovë, politikat dhe ligjet e BE-së për cilësinë e ajrit, reagimin institucional ndaj shifrave alarmante rreth ndotjes së ajrit.


Me këtë rast Milan Vatovec, nga BE-ja, theksoi se duke krahasuar gjendjen e ajrit me këtu, as në BE nuk është më mirë.

Ai po ashtu tha se BE-ja ka miratuar një direktivë të re për cilësinë e ajrit.

“Është mirë që të rritet vetëdijesimi, e kam vërejtur që këtu është duke u rritur ndotja e ajrit. Nuk është edhe aq e keqe sa ka qenë më herët, por përgjithësisht e di që gjendja është shumë e keqe këtu, veçanërisht gjatë dimrit. Por krahasuar me gjendjen në BE, as atje nuk është e mirë, por është më e mirë se këtu. BE-ja ka miratuar një direktivë të re për cilësinë e ajrit, qëllimi është për uljen e emetimeve të dëmshme. Kjo direktivë do të përcaktojë uljen e emetimeve të ndotësve, uljet e sulfurit dhe ndotësve të tjerë që ndihmojnë të mos ndodhin gjërat të cilat kanë ndodhur në të kaluarën. Si pasojë e ndotjes ndodhin edhe vdekje në BE. Edhe atje ka burime të ndotjes p.sh. transporti në qytet”, ka thënë Vatovec.

Ndërsa Antigona Dervishaj, nga Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, tha se të dhënat e ndotjes realisht janë frikësuese, brengosëse por që nuk janë edhe aq alarmante sa nuk do të mund të ndërmarrim diçka që të kemi një gjendje më të mirë.

“Ndotja e ajrit në qytete realisht po bëhet gjithnjë problem më i madh qoftë për ne punonjësit e shëndetit publik, qoftë për qytetarët e këtij vendi, mirëpo në Prishtinë është bërë më e theksuar, më brengosëse për shkak të përdorimit të thëngjillit në këtë periudhë, qoftë për prodhimin e energjisë mbase termoelektranën ‘A’ dhe ‘B’, që e kemi vetëm 5 kilometra vijë ajrore nga qyteti i Prishtinës, por njëkohësisht të njëjtën lëndë djegëse ne jemi duke e përdorur edhe për ngrohje në këtë periudhë viti, e cila e ka shtuar peshën e kësaj problematike. Të dhënat e ndotjes realisht janë frikësuese, brengosëse, por që nuk janë edhe aq alarmante sa nuk do të mund të ndërmerrnim ne diçka që të kemi një gjendje më të mirë”, deklaroi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë