Loading…

‘Brinat mangu’: Turisti theu dy skulptura romake në Vatikan për shkak se nuk e lanë ta shohë Papa Françeskun

  • 06/10/2022 | 20:00

‘Brinat mangu’: Turisti theu dy skulptura romake në Vatikan për shkak se nuk e lanë ta shohë Papa Françeskun

Turisti amerikan i rrëzoi dhe theu dy skulptura antike romake pasi iu tha se nuk mund ta takojë Papa Françeskun në Vatikan. Ai është arrestuar dhe sipas raporteve ai ka dosje të veprimeve të tjera kriminale, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raporteve i dyshuari është në të pesëdhjetat dhe ka shfaqur ‘sjellje të çuditshme’. Ai siç raportohet ishte hedhur në drejtim të njërit bust dhe vrapoi e u përplas kur iu mohua ta shohë Papa Françeskun.

Ai ka rrëzuar dy buste në sallën Chiaramonti të muzeut ku shfaqen më shumë se 1000 ekzemplarë të një prej koleksioneve të busteve romake.

Fotografitë e shfaqura në rrjete sociale zbuluan dy buste të rëna në dyshemenë e mermerit. Siç raportohet dy bustet nuk konsiderohen vepra madhore të artit por janë rreth 2000 vite të vjetra.

Rasti më i rëndë i përdhosjes së trashëgimisë kulturore në Vatikan ka ndodhur më 1972 kur një hungarez kishte kërcyer altarin në bazilikën e Shën Pjetrit dhe sulmoi Pieta të Michelangel me çekan. Ai i theu krahun e majtë të Madonna dhe i copëtoi hundën dhe vellon.

Tani vepra madhore e artit të Renesancës tani është vendosur prapa xhamit anti-plumbit./gazetametro.net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë