Loading…

Britani: Arrestohet vëllai i ish liderit të laburistëve Corbyn për propagandë anti vaksinimit për Covid-19

  • 04/02/2021 | 15:21

Britani: Arrestohet vëllai i ish liderit të laburistëve Corbyn për propagandë anti vaksinimit për Covid-19

Piers Corbyn është dërguar në mbajtje pasi kisht shpërndarë pamflete ku krahasoheshin përpjekjet e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar me kampin e përqendrimit në Auschwitz. Piers Corbyn është vëllai i ish liderit famëkeq të partisë laburiste angleze që u përjashtua nga partia vitin e kaluar pas shpërfilljes së antiszemitizmit gjatë udhëheqjes së tij, transmeton Gazeta Metro.


Skeptiku i ndryshimeve klimatike e aktivisti 73 vjeç u arrestua të mërkurën nën dyshimin për propagandë dashakeq dhe ngatërresë në publik.

Policia Metropolitane e Londrës ka njoftuar se pamfletet përmbanin material që në dukje krahasonte programin e vaksinimit në Britani me Holokaustin. Më herët gjatë kësaj javë ishin përshkruar nga Këshilli i Qytetit të Londrës si një përpjekje për të shtuar frikën e disa banorëve, posaçërisht të komunitetit të minoriteteve etnike që janë më shumë të rrezikuar nga sëmundja e Covid-19.

Ato përmbanin një skicë të hyrjes famëkeqe të Auschwitz në portën e të cilit ishte slogani Arbeit macht frei (Puna të çliron), ishte zëvendësuar me “Vaksinat janë rruga drejt lirisë”.

Brenda ka pretendime të pabaza si teori komploti që disa vaksina kanë nanochip teknologji që do t’i mundësonin të gjurmonin pranuesit në mënyrë elektronike. Ato pamflete kishin mbanin emrin e Corbyyn, një meteorolog, si dhe të ueb faqes së tij ku edhe shfaqej pamfleti në formë digjitale.

Vëllai Piers Corbyn, Jeremy nuk është se ishte më pak kontrovers me bindjet e tij marksiste dhe simpatinë për çdo diktator komunist në botë. Antisemitizmi në parti, asnjëherë i kundërshtuar nga ai, madje edhe i shpërfillur ishte parë si përkrahje nga anëtarët hebrenj të partisë.

Antisemitizmi nuk ishte problem për të dhe krahun ekstrem të majtë brenda laburistëve, kur dihet aleanca me islamin politik të të majtës, por u shndërrua në telash për Corbyun dhe laburistët gjatë zgjedhjeve kur përveç antisemitizmit u pa edhe një urrejtje për trashëgiminë e kulturës angleze.

Kjo u refuzua nga anglezët gjerësisht duke humbur edhe bastione të laburistëve si në veri që votuan pro konservatorëve pas 80 vitesh për herë të parë, duke konfirmuar refuzimin e federalizmin e Bashkimit Europian dhe konfirmuar besimin në shtetin komb britanik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë