Loading…

Britania e Madhe jep një shpërblim të majmë, nëse keni informacione për këta dy shqiptarë

  • 07/08/2022 | 08:22

Britania e Madhe jep një shpërblim të majmë, nëse keni informacione për këta dy shqiptarë

Policia e Britanisë së Madhe ka vënë në dispozicion, një shpërblim deri në 10,000 £ për informacionin që çon në arrestimin e dy shqiptarëve të kërkuar për vrasjen e Tomasz Waga më 28 janar 2021.


Por dy shtetas shqiptarë mbeten ende në kërkim si të dyshuar për vrasje: 29-vjeçari Artan Palluci, banues në Cathays, Cardiff; dhe 22-vjeçari Elidon Elezi, banues në East Finchley, Londër.

Policia i bën apel komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe jashtë saj për t’i ndihmuar ata të lokalizojnë dy të rinjtë.

Një shpërblim deri në 10,000 £ i ofrohet kujtdo që jep informacion të saktë që çon në arrestimin e tyre. Inspektori detektiv Stuart Wales, nga Policia e Uellsit të Jugut, tha:

Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Unë do t’i bëj thirrje Pallucit dhe Elezit që është në interesin e tyre të dalin vullnetarisht dhe të rrëfejnë për atë që ka ndodhur më janar 2021.

Hysland Aliaj, 31 vjeç, u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe në qershor në një operacion të përbashkët që përfshinte detektivët e krimit të Policisë së Uellsit të Jugut dhe agjencitë gjermane të zbatimit të ligjit.

Ai bashkohet me katër shqiptarët e tjerë: Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla dhe Mario Qato të cilët do të dalin në gjyq në tetor të akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera të ngjashme. /abcnews.al/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë