Mbretëria e Bashkuar ishte zotuar se do të dërgojë 14 tanke në Ukrainë për të ndihmuar në zmbrapsjen e invadimit të Rusisë, që kanë arritur tashmë njoftoi ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov, transmeton Gazeta Metro.
”Këto makina fantastike së shpejti do të nisin misionet luftarake” ka shkruar Reznikov, i cili falënderoi kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe ministrin britanik të mbrojtjes Ben Wallace për donacionin e tyre.
Shtetet aleate i kanë premtuar skuadrone të tjera tankesh, si Gjermania që dërgoi dy Leopard 2 të hënën, dhe tre të tjerë u pranuan nga Portugalia poashtu.
Betejat më të ashpra në rajonin e Donetsk në Ukrainë ishin ato të tankeve, ku forcat ruse kanë siguruar fitore të vogla ditëve të fundit në Avdiivka me kosto të rëndë në automjete të blinduara./gazetametro.net
It was a pleasure to take the first Ukrainian Challenger 2 MBT for a spin.
Such tanks, supplied by the United Kingdom, have recently arrived in our country.
These fantastic machines will soon begin their combat missions.
Thank you, @RishiSunak, @BWallaceMP, and the people. pic.twitter.com/zoCRmKdBnN— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) March 28, 2023