Loading…

Britania e Madhe mbështet sanksionet kundër bandës së Veselinovicit, thotë se kjo është në interes të vendit

  • 09/12/2021 | 13:56

Britania e Madhe mbështet sanksionet kundër bandës së Veselinovicit, thotë se kjo është në interes të vendit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott deklaroi se përkrah vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të vendosur sanksione ndaj individëve që kanë lidhje me grupin e Zvonko Veselinovicit në veri të Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, ambasadori Abbott tha se ky veprim është në interes për të gjithë komunitetet në Kosovë.

“Mirëpres vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion. Kjo është në interes të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Abbott.

Ai shton se shkëputja e lidhjeve të krimit të organizuar dhe individëve të korruptuar është thelbësore.

“Shkëputja e lidhjes mes krimit të organizuar dhe individëve të korruptuar është thelbësore, nëse duam të krijojmë mundësinë për politikanët dhe zyrtarët që punojnë në interes të të gjithë atyre që përfaqësojnë, dhe jo vetëm për vetën e tyre”, ka përfunduar Abbott.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kontrollit për Pasuritë e Huaja të Departamentit të Thesarit, përveç Veselinoviq janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.

Departamenti amerikan i Thesarit thotë se ky grup ka qenë i përfshirë në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis dy vendeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë